• Korça

Dhurimet vullnetare të gjakut/ Dita Botërore e Hemofilisë, punonjësit e NJVKSH Korçë dhurojnë gjak

Vijon të jetë i ulët numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut në Bankën e Gjakut pranë Spitalit Rajonal të Korçës. Nga 1500 dhurues vjetorë vetëm 300 prej tyre janë dhurues vullnetarë, ndërsa të tjerët janë dhurues familjarë në raste urgjence.

Nga ana tjetër Furxhi shton se vetëm një pjesë e institucioneve u janë përgjigjur thirrjeve për dhurime vullnetare.

Sot në Ditën Botërore të Hemofilisë kanë dhuruar gjak disa punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Korçë.

Dita Botërore e Hemofilisë shënohet çdo vit më 17 prill me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me hemofilinë dhe për të rritur mundësinë e trajtimeve për këtë sëmundje në mbarë botën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *