(Foto ilustruese)
Një tjetër rast dhune është regjistruar në Korçë. Me anë të një njoftimi për mediat, policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.F. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Kjo e fundit ka denoncuar 47-vjeçarin, i cili ka rënë në pranga. Blutë kanë plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje