Vetëm 1/3 e rasteve të dhunës lidhet me pacientët me probleme të shëndetit mendor, ndërsa 2/3 e këtyre rasteve kanë të bëjnë me një forme sjellje, e cila shkaktohet nga disa faktorë:
Mjekja tregon se sipas statistikave rastet e dhunës janë të përditshme, ku më të shpeshta janë format e dhunës ndaj, grave, fëmijëve, personave me aftësi të kufizuar, dhuna ndaj të moshuarve dhe format e bullizmit. Por pse rastet e dhunës janë në rritje?
Sipas statistikave 1 në 3 gra dhunohet, shumë prej tyre marrin urdhëra mbrojtje të cilat shpesh nuk iu shërbejnë për tu larguar nga dhuna. Dhuna shkakton edhe probleme psikologjike dhe psikiatrike, ndërsa ende shumë prej viktimave nuk kërkojnë ndihmë nga autoritetet për shkak të stigmës, turpit e fajit që ndjejnë.