• Pogradec

Dhuna në familje/ 34 raste të dhunës në familje në Pogradec

Dhuna në familje është një fenomen mjaft i përhapur në shoqërinë tonë duke shënuar rritje të rasteve vit pas viti, pavarësisht punës së institucioneve vendore apo shoqatave të cilat synojnë të parandalojnë apo të dënojnë këto veprime. Kështu sipas burimeve zyrtare nga bashkia e Pogradecit këtë vit janë shënuar rritje të rastëve të dhunës në familje. Arbi Basho, koordinator kundër dhunës në familje pranë Bashkisë Pogradec, tregon se gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë shënuar 34 raste të dhunës në familje, nga 28 që janë evidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë sipas tij gjatë gjithë vitit të kaluar janë shënuar në total 84 raste të dhunës në familje. Sipas tij kjo rritje e rasteve është vërejtur veçanërisht që nga koha e pandemisë e në vazhdim.

Viktimat e dhunës në familje vazhdojnë ta kenë të vështirë për të denoncuar dhunën, pavarësisht përpjekjeve të institucioneve për ti përkrahur e mbrojtur ato. Për këtë arsye mendohet se rastet e dhunës në familje janë edhe më të mëdha se ato të evidentuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *