• Korça

Dhoksologjia e flamurit/ Imzot Joani mban meshën tradicionale në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

111 vjetori i Pavarësisë së vendit është përkujtuar ashtu si çdo vit në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në qytetin e Korçës, ku Mitropoliti Hirësia e tij Imzot Joani, ka mbajtur Dhoksologjinë e Flamurit, së bashku me të gjithë klerikët e qytetit. Në fjalën e tij drejtuar autoriteteve vendore dhe besimtarëve të pranishëm, Mitropoliti i Korçës, imzot Joani, kujtoi dy elementët kryesorë të dhoksologjisë që janë falenderimi e angazhimi.

Kjo meshë në Korçë është traditë që nga viti 1920 ku për herë të parë një nga personalitetet e shquara siç ka qenë Fan Stiljan Noli, në cilësinë e klerikut mbajti në katedralen e Shën Gjergjit meshën e parë të ditës së flamurit, për të përcjellë mesazhin se mbi fenë dhe shqiptarët është kombi, duke bërë thirrje për bashkimin e shqiptarëve për çështjen e kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *