• Devoll

Devoll/ Përkujtohet krijimi i çetës “Morava” dhe i batalionit “Fuat Babani”

Është përkujtuar këtë hënë të 7 gushtit në Devoll krijimi i çetës “Morava” dhe i batalionit Fuat Babani. Ashtu si çdo vit, në afërsi të fshatit Poloskë banorë nga e gjithë zona janë mbledhur për të festuar këtë datë historike për Devollin. Nën kujdesin e Bashkisë është organizuar edhe një koncert festiv me këngë dhe valle nga zona e Devollit, ndërsa në fjalën përshëndetëse kanë uruar Guri Seferi Kryetari i shoqatës atdhetare Devolli, Arti Muçka përfaqësues i veteranëve apo edhe Kryetari i Bashkisë Devoll Eduart Duro. 

Zona e Devollit dallohet për festat e vecanta dhe organizimin e ngjarjeve të shënuara, ndërsa i gjithë muaji gusht do të sjellë të tjera evente të rëndësishme kulturore. 

Në vitin 1943, batalionit të Devollit iu vu emri “Batalioni Fuat Babani”, sepse ishte kthyer në një njesi të madhe, batalion, madje i ndarë edhe në disa kompani. Të gjithë ishin djem nënash nga Devolli që luftuan për larine e vendin ndaj kujtohen dhe nderohen me respekt nga të gjithë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *