• Korça

Dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit, nis shpërndarja e këstit të katërt

Ka nisur tashmë shpërndarja e këstit të 4-të për trashëgimtarët e ish të përndjekurve politikë, pas një ngërçi disa mujor për marrjen e tij. Kryetari i Nderit të Shoqatës së Ish-të përndjekurve politikë në Korçë Ylber Merdani thotë se një ndër arsyet e kësaj vonese ka qenë rishqyrtimi i dosjeve dhe vlerësimi i dokumentacionit të dorëzuar nga ata që e përfitojnë këtë dëmshpërblim.

Sa i takon një dëmshpërblimi që duhet të përfitojnë ish të përndjekurit që kanë vuajtur dënimin në kampet e rrethuar me tela më gjemba, ende ska asnjë vendim se kur mund të nisë shpërndarja e tij.

Nga Korça ka pasur rreth 1100 të përndjekur politikë, 100 prej të cilëve kanë qenë pushkatuar, ndërsa ende jetojnë rreth 40 prej tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *