• Maliq

Dëmet nga përmbytjet në Zëmblak e Plasë/ Miratohet fondi me vlerë rreth 111 mln lekë për rehabilitimin e fshatrave

Fshatrat Zëmblak dhe Plasë në bashkinë Maliq, të cilat pësuan dëme të konsiderueshme nga përmbytjet e 15 qershorit, do të rehabilitohen së shpejti. Kjo falë një fondi prej më shumë se 111 mln lekë të Emergjencave Civile, i cili është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit bashkiak i mbajtur jashte radhe. Si pasojë e prurjeve të shumta të shiut, përrenjtë dolën nga shtrati duke shkaktuar dëme materiale në banesa dhe infrastrukturën rrugore. Objekti për të cilin do të përdoren fondet e kërkuara sipas Kryetarit të Këshillit bashkiak Ornildi Demollari është për rehabilitimin e pritave malore dhe infrastrukturën e dëmtuar.

Gjatë mbledhjes, pati edhe sygjerime nga këshilltarët sesi mund të menaxhohet më mire kjo situatë.

Nga evidentimi në vend i situates prej grupit të inxhinierëve rezulton se dëmtimet më të mëdha janë në infrastrukturën rrugore ku është dëmtuar më tepër se 80% e asfaltit, në pritat malore ku në fshatin Zëmblak është dëmtuar rëndë prita e pare mbi fshat, ndërsa në fshatin Plasë është prishur komplet prita e dytë, në kanalet kulluese dhe kolektorin kryesor në qendër të fshatit Zëmblak, në linjat e ujësjellësit dhe kanalizimit të ujrave të zeza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *