Edhe në bashkinë e Maliqit është duke u punuar intensivisht për vendosjen e dekorit festiv që do të sjellë një atmosferë të gëzueshme në prag të festave të fundvitit. Janë punonjësit e Shërbimeve Publike ata të cilët janë duke i dhënë dorën e fundit dekorit të këtij viti, i cili pritet të jetë edhe më i bukur e më i pasur se një vit më parë. Sipas drejtorit Azem Nuhu kryesisht do të ndriçohet bulevardi kryesor i qytetit por nuk do të mungojnë zbukurimet edhe në institucione apo edhe në njësitë administrative.
Bashkia e Maliqit i bën thirrje edhe bizneseve private apo qytetarëve që sipas mundësive të vendosin dekor festiv në objektet e tyre në mënyrë që qyteti i Maliqit këtë fundvit të jetë edhe më i bukur e më i ndritshëm në çdo cep të tij. pritet që gjithçka të ketë përfunduar brenda pak ditëve dhe më pas do të kryhet edhe ndezja e dekorit festiv që do të paralajmërojë ardhjen e festave të fundvitit.