Reshjet e dëborës të rëna gjatë fundjavës në gjithë territorin e qarkut juglindor kanë tërhequr vëmendjen e turistëve.
Numri më i madh i vizitorëve ka qënë në fshatin turistik të Dardhës, si një nga pikat më të vizitueshme në Shqipëri në sezonin e dimrit. Pjesa më e madhe e tyre thonë se kanë ardhu enkas në Korçë për të shijuar bardhësinë e dëborës.
Pavarësisht reshjeve të borës, rrugët nacionale e turistike në qarkun e Korçës kanë qënë të kalueshme. Kjo ka bërë që edhe fshatrat e tjerë, si Voskopoja, Boboshtica etj të jenë populluar nga qytetarët të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë këtu ditët e pushimeve të fund nëntorit.