Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur maturantët mund të aplikojnë për në universitet. Studentët do të kenë mundësi të aplikojnë këtë vit vetëm në 2 raunde. Pas raundit të fundit kandidatët do të regjistrohen në fakultete deri në plotësimin e gjitha kuotave. Maturantët që mbyllën me sukses provimet e Maturës Shtetërore do të kenë mundësi të aplikojnë për në universitet nga data 29 korrik deri më 3 gusht. Aplikimi ashtu si në vitet e tjera do të bëhet në portalin U-Albania, ndërsa kriteri bazë mbetet mesatarja, e cila duhet të jetë minimalisht 6, 5 për të pasur të drejtën e aplikimit. Studentët do të kenë mundësi të regjistrohen këtë vit vetëm në 2 raunde dhe jo në tre siç ka funksionuar vitet e tjera. Edhe maturantët të cilët kanë mbetur në ndonjë provim të maturës do tu jepet shansi të aplikojnë për studime të larta , por vetëm në raundin e dyte të aplikimeve. Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët mund të vijojnë të regjistrohen në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave.
- Korça
Datat e aplikimit në universitet/ 29 korrik – 3 gusht aplikohet në U-Albania

Korça
Më shumë
- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...

- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...

- Korça
110 vjet nga lindja e Vangjush Tushit/ Përkujtojmë piktorin emblematik...

- Korça