“Dasma Shkodrane” është sjellë mbrëmjen e djeshme për 3 orë në Pazarin e vjetër të qytetit të Korçës. Shkodra e Korça janë dy qytete që kanë shumë të përbashkëta, përfshi këtu edhe ceremonitë e dasmave dhe krushqitë e tyre të hershme. Për instrumentistin e njohur Lorenc Radovani një trashëgimi e tillë synohet të përcillet edhe në brezat e rinj.
“Dasma Shkodrane” u interpretua nga këngëtarë e instrumentisrë të brezit të ri me qëllim mbajtjen gjallë të shpirtit artistik të këngëve aq të njohura shkodrane.
“Dasma Shkodrane” erdhi në qytetin e Korçës në kuadër të projektit “Dita Shkodrane në Korçë” mbështetur edhe nga bashkia e qytetit.