Një mbrëmje poetike është prezantuar një natë më parë në skenën e teatrit Andon Zako Çajupi në Korçë për publikun artdashës të qytetit. Dashuri në teatër është titulluar shfaqja që përcolli vargje e fjalë të ngrohta dashurie nën interpretimin e aktorëve profesionistë të teatrit por edhe të rinjve të talentuar:
Mbrëmja poetike dedikuar dashurisë u shoqërua edhe me tinguj muzikorë e këngë duke e ngritur ndjenjën më të bukur njerëzore në atë piedestal që meriton.