• Korça

“Dashuri dhe ca pika shi”/ Poetja Arsinoi Zengo sjell vëllimin e parë me poezi

Poetja korçare Arsinoi Zengo ka nxjerrë në treg vëllimin e saj të parë me poezi të titulluar “Dashuri dhe ca pika shi”. Ky botim përmban poezi për dashurinë, për familjen, për vendlindjen por edhe për fenomene të caktuara të cilat shqetësojnë autoren.

Redaktori i këtij vëllimi Kristaq Turtulli shkruan se autorja është një zë i freskët dhe premtues mes poetëve dhe krijuesve korçarë e më gjerë. Një poete që nuk qëndron indiferente ndaj realitetit që e rrethon, por mediton, filozofon, shpreson e përçon mesazhe të rëndësishme për lexuesin nëpërmjet poezive të saj të ndjera e plot intensitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *