• Korça

Dardha “pushtohet” nga turistët, 15 mijë turistë në 5 muaj

Gjatë kësaj periudhe juglindja e vendit ka patur shumë turistë të ardhur nga vende të BE dhe jo vetëm. E gjithë kjo sipas operatorëve turistikë shqiptare ka ardhur për shkak se agjencitë e huaja kanë treguar një interes të shtuar për të reklamuar Shqipërinë.

Ajo çfarë i ka mrekulluar turistët në fshatin turistik të Dardhës është bukuria e natyrës, qetësia, mikpritja dhe kulinaria.

“Vij nga Hollanda, erdha në Shqipëri sepse dëgjova në vendin tim për ju. Deri tani çdo gjë ka shkuar mirë, e çmimet duhet thene se janë shumë lirë krahasuar me vendin nga vij unë apo edhe vende të tjera”

“Unë vij nga Hollanda, me pëlqejnë malet, njerëzit, ushqimi. Ëmbëlsirat janë shumë të shijshme, ndersa ecja është magji. Ka kodra e male të bukura.”

” Shqipëria është një vend fantastik, jemi këtu prej nje jave. Kemi bërë hiking, njerëzit janë mikpritës e ushqimi i shijshëm. Jemi të kënaqur.”

Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti fshati turistik i Dardhës është vizituar nga më shumë se 15 mijë turistë, 7 mijë prej të cilëve janë të huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *