Kushtet klimatike nuk kanë qenë të favorshme për nxjerrjen e bletëve nga dimërimi. Ky proces ka nisur vetëm nga një numër i vogël bletërritësish.
Kryetari i Shoqatës së Bletërritësve në Korçë Kledian Kosturi thotë se një kujdes i shtuar në këtë fazë, duhet treguar për ushimin e bletës.
Sa i takon sëmundshmërisë, Kosturi thotë se në Qarkun tone humbjet në bletë kanë qenë më të pakta ndërsa me nxjerrjen e tyre nga dimërimi, duhet bërë edhe kurimi për sëmundjet.
Në Qarkun Korçë numërohen 52 mijë familje bletësh dhe numrin më të lartë të bletërritësve e kanë bashkitë Korçë dhe Maliq.