Kanë dalë në treg qershitë e para, por çmimet nuk janë aspak normale për qytetarët. Ajo që ka bërë më shumë bujë ka qenë çmimi anormal prej 23-25 mijë lekësh të vjetra.
Padyshim, në momentin kur pranvera sapo ka nisur dhe ky frut piqet pas rreth një muaji, çmimi është i lartë, por 25 mijë lekë/kilogrami duket i tepruar. Çmim vetëm për “pasanikët”, pasi rrogëtarët e thjeshtë duhet të presin ende për të shijuar qershitë e para për këtë vit.
Lini një Përgjigje