“Dalëngadalë unë po bëhem ikje” është krijimi i radhës i lirikut të mirënjohur korçar Skënder Rusi. Krijimtaria letrare e tij ka hyrë në panoramën artistike të vendit tonë duke u bërë simbol i poezisë lirike bashkëkohore. Botimi i 26-të i poetit të madh u prit mes emocionesh duke qenë se dhe vetë Rusi interpretoi një prej poezive të tij.
Djali i tij Eris Rusi tha se kjo formë prezantimi të krijimtarisë së poetit ishte jashtë kornizave standarde të një provimi pasi u mbajt në ambjentet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar.
Ndërkaq, Universiteti “Fan S.Noli” në Korçë i ka akorduar poetit të madh një certifikatë vlerësimi, duke e cilësuar si një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të lirikës shqipe.
Interpretimi i poezive u shoqërua nga tingujt e kitarës për t’i dhënë më tepër ngjyrë penës së hollë të Rusit ndërsa një ndër interpretueset ishte dhe nënkryetarja e bashkisë Korçë Benila Themeli.