• Sport

Conference League/ Eliminohen Struga dhe Partizani, ia del vetëm Ballkani i Ilir Dajës

BREIDABLIK 1-0 STRUGA

Struga e Shpëtim Duros, i shkoi shumë kualifikimit historik në grupet e Ligës së Konferencës, në sezonin debutues në Europë, teksa u eliminua vetëm në fazën finale nga skuadra islandeze e Breidablik.  Skuadra shqiptare, e cila u shpall kampionë në Maqedoninë e Veriut, u mposht në të dyja sfidat me rezultatin minimal 1-0. Për sa i përket duelit të mbrëmjes së sotme, ai u vendos nga goli i Einarson në minutën e 3-të. Me këtë fitore Breidablik siguroi kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës. Një kualifikim historik ky për islandezët. Ndërkohë në krahun tjetër Struga e Shpëtim Duros, do t’i përqendrojë të gjitha forcat në kampionat, për të mbrojtur titullin kampion.  

BATE BORISOV 1-0 BALLKANI

Ballkani është kualifikuar për herë të dytë në grupet e Ligës së Konferencës. Edhe pse kampionët e Kosovës janë mposhtur në Hungari nga BATE Borisov, ata kualifkohen falë rezultatit të ndeshjes së parë 4-1. Dueli i sotëm është mbyllur me shifrat 1-0, një gol i shënuar në minutën e 30’ nga Kontsevoi. Edhe pse ekipi i Dajës tentoi të rikthente baraspeshën ata nuk arritën.

PARTIZANI-ASTANA 1-1

Partizani i ka dhënë lamtumirën në play-off të Ligës së Konferencës këtij edicioni në Kupat e Europës. Skuadra kryeqytetasve, nuk ia doli të çonte deri në fund përmbysjen ndaj Astanës, edhe pse u duk shumë afër saj. Në pjesën e parë të kuqtë dominuan në lojë dhe me raste, teksa shënuan me anë të Bintsuka përballë miqve të cilët bënë shumë pak. Por në fillimin e pjesës së dytë, një përgjumje që në start i kushtoi shtrenjtë ekipit të Zekiç i cili pësoi gol në vijimin e një rivënie anësore. Kjo ishte një goditje shumë e rëndë për të kuqtë të cilëve iu deshën shumë minuta për të reaguar. Por kjo i dha kohën e mjaftueshme Astanës të organizohej mirë në mbrojtje dhe të minimizonte rastet para portës, duke mbrojtur barazimin 1-1 i cili i kombinuar me fitoren minimale në ndeshjen e parë, i hapi rrugën e kualifikimit në grupet e Ligës së Konferencës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *