Një repertor letrar kushtuar dijes dhe arsyes nga veprat e rilindasve kombëtarë është sjellë nga nxënësit e shkollës Isuf Dalipi në Mollaj të Korcës, në bashkëpunim me Qendrën për Hapje dhe Dialog. Ka qenë një aktivitet që synonte të nxiste nxënësit në kultivimin dhe leximin sistematik, njohjen me autorët shqiptarë dhe të huaj, si një mekanizëm për të përcjellë te ata rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me librin.
Të pranishmit shijuan recitimet, krijimet e nxënësve, dedikimet për mësuesit dhe për figurën e nënës. Talenti i nxënësve u shtjellua edhe nëpërmjet vizatimeve, pikturave dhe krijimeve të tyre artistike për të përcjellë mesazhe të caktuara. Ky ka qenë i treti aktivitet i zhvilluar në kuadër të ciklit Shprehur në vargje, që këtë herë doli jashtë kufijve të qytetit të Korçës.