• Korça

COD sjell “Remains of Paranoia”/ Ekspozita e fotografit gjerman Alfred Diebold

Qendra për Hapje dhe Dialog COD çeli në mjediset e sallës së ekspozitave pranë bibliotekës Thimi Mitko në Korçë, ekspozitën shëtitëse “Remains of Paranoia”, nga autori dhe fotografi gjerman Alfred Diebold, i cili sjell për publikun fragmente historike nga periudha e paranojës komuniste në Shqipëri. Bëhet fjalë për fotografi të avionëve luftarakë, nëndetëse, tanke, bunkerë, tunele dhe instalime ushtarake të dokumentuara nga Diebold, që janë rezultat i një periudhe historike me kontekste të caktuara jo vetëm politike, por edhe social-kulturore. Zonat e Pasha Limanit, Porto Palermos, Gjadrit, Pocestës, Kuçovës, Qafë-Thanës dhe ishulli i Sazanit, të cilat kanë qenë dhe janë rreptësisht të ndaluara dhe të rrezikshme për publikun, prezantojnë një dimension material të rëndësisë thelbësore të objekteve, mjediseve natyrore dhe atyre të krijuara nga vetë njeriu.

Ekspozita “Remains of Paranoia” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 26 prill.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *