Qytetarët e Korçës po përballen edhe këtë fundvit me fenomenin e rritjes së çmimeve. Në tregun e fruta-perimeve me pakicë vihet re gati dyfishim i çmimit të perimeve, ndërsa frutat nuk rezultojnë të kenë pësuar rritje. Këtë e pohojnë dhe vetë tregtarët.
Qytetarët thonë se çmimet janë të papërballueshme, ndërsa shprehen se e kanë të pamundur të blejnë gjithçka që ju nevojitet. Rritja e çmimeve ka prekur të gjithë qytetarët teksa pensionistët duket se e kanë më të vështirë.
Sipas tregtarëve edhe pse pjesa më e madhe e produkteve nuk kanë pësuar rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, për shkak të të ardhurave të pakta, por edhe rritjes së çmimeve të produkteve të tjera ka mungesë të fuqisë blerëse.