• Korça

Çmimi i druve i lartë/ Qytetarët: Alternativa më e mirë dhe më ekonomike për ngrohje

Çmimi i druve të zjarrit vazhdon të jetë i lartë në qarkun e Korçës. Çmim që varion nga 5500-6500 lekë për m³ në varësi të cilësisë. Qytetarët e juglindjes shprehen se e kanë të vështirë për të përballuar këto çmime, bazuar tek të ardhurat e tyre mujore. Kryesisht pensionistët thonë se pavarësisht çmimit të lartë të lëndës drusore, ngohja me dru është alternativa më e mirë dhe më ekonomike për ngrohje gjatë stinës së dimrit.

Nga viti në vit çmimi i druve të zjarrit ka pësuar rritje në qarkun e Korçës, pasi pjesa më e madhe e lëndës drusore që përdoret për ngrohje sigurohet nga qarqet e tjera. Burime nga pikat e tregtimit bëjnë të ditur se këtë vit është ulur interesi i qytetarëve për të blerë dru për ngrohje, pasi një pjesë e tyre kanë zgjedhur mundësi të tjera alternative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *