Është përkujtuar në fshatin Lekas 82 vjetori i çlirimit të zonës së Oparit në Korçë. Kjo është një nga krahinat e njohura e cila i ka dhënë shumë luftës antifashiste nacional çlirimtare, pasi në Opar është krijuar këshilli antifashist nacional çlirimtar për qarkun Korçë, janë forluar dy brigada partizane ajo e 15 sulmuese në Protopapë dhe e njëzeta te kroi i Burrit, afër Dusharit, ndërsa ka pasur selinë intendenca dhe punëtoria partizane. Në Opar është formuar edhe Ansambli i Ushtrisë Nacional Çlirimtare, ndërsa në luftë janë përfshirë mbi 500 djem e vajza oparake, 100 prej të cilëve dhanë jetën për çlirimin e vendit. Të gjitha këto momente të historisë i bëjnë krenarë oparakët të cilët çdo vit përkujtojnë festën e çlirimit të krahinës përmes një ceremonie të veçantë:
Sinkron Arjan Jaupllari, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Kanë qenë të pranishëm në ceremoni edhe përfaqësues nga Këshilli i Qarkut si dhe të tjerë personalitete të krahinës, veteranë, të afërm të dëshmorëve si dhe mjaft banorë të zonës:
Në nder të dëshmorëve të rënë gjatë luftës nacional çlirimtare janë vendosur kurora me lule në lapidari i fshatit. Ashtu si është bërë traditë prej vitesh festa ka vijuar nën ritmet e muzikës e valles popullore.