• Maliq

Çifti i të moshuarve të palodhur nga puna/ Të moshuarit e fshatit Klocë, puna dhe dashuria për njëri-tjetrin i mban gjallë

Këto pamje i dhurojnë fshatit të tyre çdo mëngjes, çifti i të moshuarve nga fshati Klocë. Shyqyri Dulillari lindur dhe rritur në këtë fshat, ka mbi 7 dekada që punon në bujqësi. 81-vjeçari punën e ka nisur që në moshën 10-vjeçare duke mos i’u larguar kurrë këtij profesioni. Së bashku me bashkëshorten e vet 78-vjeçare, punojnë pa përtim duke qënë çifti me simpatik dhe puntor i fshatit Klocë. Puna dhe dashuria për njeri-tjetrin i mban gjallë.

Shyqyriu nuk është larguar asjëherë nga Shqipëria. Puna në vendin e vet e ka mbajtur më të shendetshëm.

Në fshatin Klocë pothuajse 80% e banorëve merret me bujqësi dhe blegtori.Një fshat me tradita të mbartura brez pas brezi, me njerëz punëtorë dhe mikëpritës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *