• Sport

Champions League/ Interi mund sërish Milanin dhe kualifikohet në finale

Interi kualifikohet në finalen e madhe të Champions-it! Zikaltrit e Inzagit mposhtin me rezultatin 1-0 Milanin edhe në aktin e dytë gjysmëfinal, duke siguruar biletën për në finalen e Stambollit. Goli i Lautaro Martinez, vulosi këtë euroderbi, teksa në përballjen e parë ishin po zikaltrit që triumfuan me rezultatin 0-2. 

Inter rikthehet kështu në finalen e Champions League pas 13 vitesh, teksa për herë të fundit e fituan kompeticionin europian ku kundërshtar kishin Bajernin e Mynihut. Tashmë, të besuarit e trajnerit Simone Inzaghi presin të mësojnë të mërkurën fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist, Mançester Sitit-Real Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *