• Korça

Certifikatë mirënjohje për Vangjel Kola. Mjeshtri i madh nderohet nga komuniteti arumun në Korçë

Mjeshtri i madh, Nder i kombit, trajneri legjendar i volejbollit të “Dinamos” dhe Ekipit Kombëtar në Shqipëri Vangjel Koja është vlerësuar me një certifikatë mirënjohje nga komuniteti arumun në Korçë. Koja është një ikonë e volejbollit tonë, me tipare të jashtëzakonshme organizative, por mbi të gjitha edukative dhe frymëzuese. Emri i tij në Universitetin e Sporteve është gjithnjë i respektuar, si pedagogu i dashur i të gjithë studentëve, ku ai shërbeu për dekada. Vangjel Koja është trajneri i mbi 90 trofeve në 40 vjet karrierë si profesionist, i mbi 100 ndeshje ndërkombëtare me “Dinamon” dhe Ekipin tonë Kombëtar, 22 herë kampion i Shqipërisë në volejboll ndërsa 2 herë ka arritur të shkojë në 8 skuadrat më të mira të Evropës

Tajneri i cili shkroi historinë e volejbollit shqiptar shpreh falenderimin për vlerësimin e bërë

Puna dhe kontributi i shkëlqyer i Vangjel Kojës në sportin shqiptar, për të cilat ai luftoi me profesionalizëm dhe vendosmëri, janë një shembull frymëzimi për brezat e rinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *