• Korça

Censi i Popullsisë dhe Banesave/ Korçë, procesi vijon normalisht dhe pa probleme

Të hënën e 18 shtatorit ka nisur Censi i popullsisë dhe banesave në vendin tonë. Për qarkun e Korçës janë rekrutuar gjithsej 468 persona, anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë. Megi Pinderi është një prej anketueseve të INSTAT, e cila do të do të bëjë regjistrimin e popullsisë dhe banesave në lagjen Nr 13 në qytetin e Korçës. Ajo na tregon se deri tani puna ka ecur normalisht, pa probleme.

Nga ana tjetër edhe qytetarët e Korçës, janë të informuar për procesin e Censit dhe shprehen të gatshëm për të plotësuar pyetësorin.

Si pjesë e grupit të anketuesve të INSTAT, Megi është ndalur këtë mëngjes tek një prej familjeve të lagjes 13 në Korçë, për plotësimin e pyetësorit të Censit.

Më tej Megi na tregon se si procedohet nëse nuk gjen njeri në banesën që shkon për anketim.

Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Çdo qytetar e ka detyrim ligjor të japë informacionin e kërkuar, ndërsa refuzimi apo dhënia e informacionit të rremë është në kundërshtim me ligjin, dhe për këtë do të ketë penalitete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *