• Korça

Çelet thirrja për kërkimet shkencore, Manastirliu: 4,8 milionë euro për projektet

Çelet thirrja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për projektet e kërkimit shkencor të këtij viti. Me një financim prej 4,8 milionë euro në total, fondi për 2024 është 45% më i lartë se një vit më parë.  Kjo rritje, sipas ministres Manastirliu, është një dëshmi e qartë e përkushtimit të qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur zhvillimin e kërkimit shkencor në vend.

Inovacioni, energjia, dhe turizmi janë fushat ku do të përqëndrohen projektet nga të gjitha universitetet e vendit. Thirrja për projektet e kërkimit shkencor synon të përfshijë në bashkëpunim universitetet, bizneset, dhe institucionet kërkimore për të arritur qëllimet e përbashkëta. Ministrja Manastirliu i inkurajoi universitetet dhe kërkuesit shkencorë, që të aplikojnë në këtë thirrje dhe të jenë pjesë e përpjekjeve për të thelluar njohuritë dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit në të gjitha sferat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *