Vendi ynë ka një pasuri të madhe sa i tajkon punimeve të dorës, si qëndisjet, thurrjet apo gdhëndiet. Për të sjellë në vëmendje këtë trashëgimi të vyer, në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar është çelur një ekspozitë me punimet e realizuara nga artizania Bruna Zguro. Kjo ekpozitë vjen si pjesë e programit të Ministrisë së Kulturës “Edukimi përmes kulturës”.
Ky muze thotë Prifti, në fondet e tij përmban shumë elementë popullorë, të cilat do të ekspozohen si një shembull i mirë, i pasurisë sonë kombëtare.
Bruna Zguro i është dedikuar artizanatit prej më shumë se 40 vitesh dhe herë pas here realizon punime të shumëllojshme. Ndërsa veshjet e realizuara me shtiza dhe grep i ka ekspozuar edhe në sfilata të ndryshme.
Për vizitorët e ekspozitës, punimet ishin tepër të veçanta.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 2 javë, në mënyrë që të gjithë dashamirësit e artit, të kenë mundësi të njohen me këtë pasuri të mbartur ndër breza.