• Korça

Çelet ekspozita me piktura/ Dy nxënëset e shkollës artistike prezantojnë punimet e tyre më të mira

Dy prej nxënëseve të talentuara të shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në qytetin e Korçës kanë çelur një ekspozitë me piktura. Pjesë e kësaj ekspozite kanë qënë punimet e tyre më të mira të realizuara gjatë tre viteve të shkollës së mesme. Vajzat na tregojnë për punimet e tyre, pasionin që kanë për pikturën dhe mundësitë që u ka ofruar kjo shkollë për të shfaqur talentin e tyre në pikturë.

Ekspozita e çelur në sallën e Galerisë së Arteve Figurative në ambientet e bibliotekës publike “Thimi Mitko” në qytetin e Korçës do të qëndrojë e hapur për rreth një javë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *