• Maliq

Bujqësia dhe teknologjia/ Demostrim fushor për trajtimet kimike me dron në kulturën e patates në fushën e Maliqit

Për herë të parë në vendin tonë aplikohet trajtimi kimik i kulturave bujqësore me dron. Një demostrim i tillë ka ndodhur në fshatin Pojan të bashkisë së Maliqit në një sipërfaqe prej 24 hektarësh të mbjella me patate. Një spërkatje e tillë për specialistët është shumë herë më efiçente se ajo tradicionale me mjete bujqësore.

Brikel Plasa, një nga fermerët superpotencialë të njësisë administrative Pojan shprehet se spërkatjet tradicionale kanë kosto të lartë ndaj ai është pro përdorimit të teknologjisë në bujqësi.

Fusha e Maliqit prej më shumë se 12 mijë hektarësh është e mbjellë kryesisht me grurë, misrër, patate si dhe kultura të tjera prashitëse, trajtimet kimike të të cilave dhe për specialistët e bujqësisë mund të bëhen me ndihmën e teknologjisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *