• Korça

Brigada e 4-ët sulmuese/ Përkujtohet 80 vjetori i krijimit të saj në Voskopojë

Është përkujtuar në Voskopojë 80 vjetori i krijimit të Brigadës së 4-ët sulmuese. Si një nga formacionet më të mëdha luftarake të kohës, kjo brigadë dha një kontribut të madh në luftën nacional çlirimtare ndërsa në rradhët e saj numëronte 550 partizanë.

Në aktivitetin përkujtimor për të nderuar dëshmorët  që ishin pjesë e kësaj brigade përshëndetën edhe përfaqësues nga institucionet vendore.

Anëtarë të komitetit të veteranëve të LANÇ, familjarë të dëshmorëve si edhe banorë të fshatit vendosën kurora me lule për të nderuar 253 dëshmorët e kësaj brigade, emrat e të cilëve janë gdhendur tek memoriali në qendër të Voskopojës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *