Sipërfaqe të mëdha të mbjella me mollë, por edhe me perime janë dëmtuar nga breshëri i një ditë më parë në rajonin e Korçës. Dëmet me të mëdha janë në fushën e Devollit në fshatrat Cangonj, Mançurisht, Progër dhe Vranisht. Gjithashtu dëme të konsiderueshme në mollë ka pasur dhe në Zvirinë të Maliqit dhe në fshatrat e njësisë administrative Dvoran të Korçës.
Nga ana tjetër fermerët tregojnë se e kanë të pamundur të investojne për mbulimin antibreshër të sipërfaqeve të mbjella ashtu si e kanë të pamundur ti sigurojnë në kompani sigurimesh.
Në të gjithë qarkun e Korçës janë 3600 hektarë të mbjella me mollë dhe 2990 hektarë të mbjella me perime ndërkohë vetëm në bashkinë e Devollit janë në shumë se 685 hektarë me mollë dhe 358 hektarë të mbjella me perime.