Poeti e përkthyesi korçar Arjan Kallço tashmë ka në duar 3 botime të fundit të tij. “Yjet ndriçojnë edhe ditën”, “Nata m’i shuan pasqyrat” dhe “Liqeni i shpirtit tënd” janë librat me poezi të përkthyera e krijuara nga Kallço si dhe një antologji poetike.
Në krijimet e fundit të autorit, janë ndër të tjera edhe mbresat e lëna nga vendet të cilat ai ka vizituar dhe ndjesitë e krijuara nga atmosfera e gjetur atje.
Arjan Kallço numëron në krijimtarinë e tij mbi 21 botime në gjini të ndryshme, një pjesë e të cilave mund të lexohen online në portalin Amazon.com ndërsa herë pas here ka marrë edhe një sërë vlerësimesh për krijimtarinë e tij, së fundmi në shtetin Italian.