• Korça

Bonusi për pensionistët. 48 mijë pensionistë marrin 5000 lekë

48 mijë pensionistë në qarkun e Korçës prej nisjes së muajit prill janë duke marrë bonusin prej 5000 lekësh të akorduar nga qeveria shqiptare. Këtë bonus sipas udhëzimit e përfitojnë të gjithë personat që trajtohen me pensione pleqërie, invaliditeti, sociale, si dhe të gjithë kategoritë e tjera të pensionistëve. Shpërblimi është futur në sistem që prej 1 prillit dhe tashmë pensionistët mund të drejtohen pranë të gjitha pikave postare të shpërndara në të gjitha qytetet dhe fshatrat për të tërhequr masën e bonusit sëbashku me shumën e pensionit mujor. Sipas disa pensionistëve një shumë e tillë është një ndihmë për ta megjithëse e pamjaftueshme.

Anduena Fejzulla, kryetare e filialit qendër në postën e Korçës tregon se janë marrë të gjitha masat për shpërndarjen e bonusit prej 5000 lekësh dhe pritet që deri në fund të muajit prill të gjithë pensionistët ta kenë përfituar.

Për ata të cilët nuk do të mundet të tërheqin shpërblimin brenda këtij muaji, mund ta marrin në muajt pasardhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *