Familjet të cilat nuk kanë mundur dot të përfitojnë nga programet e strehimit social, do të duhet të kryejnë një rifreskim të dokumentacionit pranë Drejtorisë së strehimit social dhe menaxhimit të banesave në bashkinë Korçë. Drejtorja Mirela Balli thotë se kjo është një procedurë që mund t’i ketë penalizuar në marrjen e këtyre shërbimeve ndërsa shton se tashmë çdo aplikim kryhet online
Balli bën me dije se për këtë vit, në buxhetin e bashkisë Korçë është parashikuar një fond prej 15 mln lekësh për investime në strehim, të cilat do të kalojnë tek projekti i përmirësimit të kushteve të banimit që vjen si një bashkëfinancim me buxhetin e shtetit. Ky projekt për herë të parë do të shtrihet edhe në zonat rurale, në fshatrat Çiflig, Barç, Vinçan, Mollaj dhe Qatrom.