• Korça

Bletërritësi pasionant nga Devolli, Ahmet Hoxhalli prej 45 vitesh me bletët, sot mbarështon 750 koshere

Hoxhalli aktualisht zotëron 3 parqe bletësh me 750 koshere, të pozicionuara këto në afërsi të fshatit ku jeton, ku edhe është e siguruar kullota për bletët. Ai na shpjegon se është shumë e rëndësishme përzgjedhja e ambjentit në mënyrë që të ketë ushqim të bollshëm dhe si rrjedhojë edhe prodhim të mjaltit.

Bletërritësi thotë se që të mbarështosh bletën nuk është e lehtë ndërsa sa i takon prodhimit, ky vit ka pasur sasi të bollshme, kjo edhe për vetë faktin se shëndeti i bletëve ka qenë i mirë falë trajtimit të kryer në mënyrën e duhur.

Mbarështimi i bletëve në familjen Hoxhalli po shkon brez pas brezi, ndërsa më shumë sesa një zanat, është një pasion.

Sa herë që hap kosheret, i kontrollon dhe i ndërron stendat e piteve siç e kërkon ky profesion. Në çdo fjalë të Hoxhallit, vihet re pasioni e dashuria që ka për bletët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *