• Korça

Bimët medicinale/ Zhezha: Eksporti kërkon cilësi dhe standarde

Për të dalë në tregun rajonal dhe më gjerë me bimët medicinale dhe ato aromatike, fermerët e rajonit të Korçës duhet të bëjnë kujdes me trajtimin e tyre, pa përdorur plehra kimike dhe pesticide. Për doktoreshën e shkencave bujqësore Elvana Zhezha kjo është forma e vetme që ata të jenë konkurues në treg me prodhime të një cilësie të lartë.

Qarku i Korçës nga viti në vit ka shtuar sipërfaqet e mbjella me bimë medicinale dhe aromatike. Një pjesë e fermerëve që merren me kultivimin e këtyre bimëve, edhe për shkak të rritjes së sipërfaqeve kanë arritur të kenë partneritet në tregun europian dhe me gjerë. E gjithe kjo ka ardhur për shkak të ruajtjes së standardeve të kultivimit të këtyre bimëve. Ka fermerë të tjerë me sipërfaqe më të vogla që për shkak të mosruajtjes se standardeve e kanë patur të vështirë të gjejnë treg, e madje kur e kanë gjetur, janë detyruar të shesin me çmime të ulëta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *