• Pogradec

Bimët medicinale në Pogradec/ Gjatë 2023-shit rendimenti mesatar më i mirë se vitin e kaluar

Kultivimi i bimëve medicinale në vendin tonë është një ndër sektorët me potencial të lartë për të rritur eksportet. Vitet e fundit, Shqipëria ka qenë një nga prodhueset kryesore të Europës për bimë medicinale. Gjatë vitit 2023 në bashkinë e Pogradecit rendimenti mesatar i bimëve medicinale ka qenë më i mirë se vitin e kaluar me rreth 20 kv/ha.

Përveç rendimentit sipas Dulellarit edhe çmimi i shitjes ishte më i lartë krahasuar me vitet e kaluara, ku pothuajse i gjithë prodhimi është eksportuar.

Qarku i Korçës nga viti në vit ka shtuar sipërfaqet e mbjella me bimë medicinale dhe aromatike. Në bashkinë e Pogradecit sipërfaqja e mbjellë me bimë medicinale për vitin 2023 ishte 85 ha kryesisht në njësinë administrative Çërravë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *