• Pogradec

Biblioteka “Mitrush Kuteli” në Pogradec. Pavarësisht teknologjisë vihet re një interes i të rinjve për të lexuar libra

Avancimi i shpejtë i teknologjisë vitet e fundit është kthyer në një rrezik për zbehjen e rëndësisë së librit të shkruar. Por ka ende nga ata që janë fanatik të leximit të librave të shkruar, duke bërë që edhe sot bibliotekat të jenë të frekuentuara nga të gjitha grupmoshat. Biblioteka “Mitrush Kuteli” në qytetin e Pogradecit numëron të rregjistruar rreth 750 përdorues të librit. Përgjegjësja e bibliotekës Afërdita Duka, thotë se kryesisht lexuesit e rinj preferojnë më tepër letërsinë artistike, nga autorë shqiptarë e të huaj, ku shumica e tyre janë pjesë e programit mësimor, por pa lënë jashtë vëmendjes edhe zhanret e tjera, si libra historikë, shkencorë dhe filozofikë.

Sipas përgjegjëses së bibliotekës një qasje e përdoruesve të librit është edhe tek librat elektronikë, por nga ana tjetër edhe aktivitetet e shumta që organizohen në bibliotekë rritin interesin e të rinjve për ta frekuentuar atë

dhe për të lexuar libra të shkruar.

Biblioteka “Mitrush Kuteli” e qytetit të Pogradecit ka 17 mijë tituj librash dhe një fond prej më shumë se 37 mijë libra, të kategorizuar sipas qëllimeve që kanë lexuesit si libra klasikë, artistikë, shkencorë si dhe revista apo shtypin e shkruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *