• Korça

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Krishtlindjen/ Mbahet liturgjia e shenjtë në katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Besimtarët e krishterë në qytetin e Korçës kanë kremtuar Krishtlindjen, festën më të madhe e më të rëndësishme të Krishtërimit. Liturgjia e shenjtë është mbajtur tek Katedralja “Ngjallja e Krishtit” nga Mitropiliti i Korçës, Hirësia e Tij Imzot Joani, i cili ka dhënë lajmin e lindjes së shpëtimtarit.

Në mesazhin drejtuar besimtarëve por edhe mbarë qytetarëve Mitropoliti i Korçës theksoi se lajmi i mirë i lindjes së Krishtit vjen çdo vit si shenjë shprese për mbarë njerëzimin.

Qindra besimtarë ortodoksë kanë ndjekur liturgjinë e shenjtë. Pas meshës besimtarët kanë ndezur qirinj e kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë paqe, shëndet e dashuri.

Sipas traditës besimtarët ortodoksë në qytetin e Korçës, pas meshës, ndezjes së qirinjve e lutjeve, vijojnë festimet me drekën tradicionale në familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *