Besimtarët katolikë të Korçës kanë qenë pjesë e meshës së Krishtlindjes. Meshë e cila është mbajtur mesnatën e djeshme në kishën katolike “Ngjitja e Marisë në qiell” nga kleriku i kësaj kishe Ignazio BonSignore i cili në mesazhin drejtuar besimtarëve është ndalur tek shpresa e jetës së tyre, tek dashuria që gjithsecili duhet të ketë për njeri-tjetrin dhe për lutjet për më shumë paqe e harmoni.
Data 25 Dhjetor është dita kur Jezu Krishti erdhi në jetë nga virgjëresha Mari, për të sjellë shpresën për njerëzimin dhe udhën drejt shpëtimit. Ditën e sotme meshë është mbajtur edhe në kishën katolike të Bilishtit.