• Korça

Besa Spaho rikthehet në Korçë. Spaho, nënkryetare e re e Bashkisë Korçë

Ish drejtorja e Kadastrës së Korçës Besa Spaho është vendosur nënkryetare e re e Bashkisë Korçë. Pas një pune të kryer në hipotekën e Korçës lidhur me pronat e duke shkuar më tutje, si drejtoreshë e kadastrës dixhitale, duke e formuar në embrion e deri më sot, e cila shënohet si një nga iniciativat më të suksesshme të qeverisë Rama, Besa Spaho që rikthehet në qytetin ku është lindur e është rritur për t’i shërbyer qytetarëve korçare.

Ajo do të jetë nënkryetare e re e bashkisë Korçë duke pasur për qëllim ngritjen e nivelit të shërbimeve në çdo drejtori të institucionit lokal por duke shkuar më tutje, edhe në banorët e fshatrave të njësive administrative që janë brenda bashkisë së Korçës, për të zgjidhur hallet dhe problemet që ata kanë. Spaho i bashkohet grupit të drejtuar nga Sotiraq Filo, i cili u votëbesua për 4 vitet e ardhshme në drejtim të qytetit, bashkë me Kletjon Kitën dhe Benila Themelin, skuadër e cila mori një diferencë të madhe votash në krahasim me opozitën e Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *