Skënderbeu humbi mundësinë për tu shpallur zyrtarisht kampion i Kategorisë së Parë. Korçarët u mposhtën minimalisht nga Besa, në Korçë.
Kavajasit e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh në minutën e 7-të dhe e ruajtën gjatë gjithë takimit.
Skënderbeu kishte mundësinë, që në rast fitoreje, të shpallej kampion, pasi mban vendin e parë me 48 pikë, 1 më shumë se Dinamo e vendit të dytë.
Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit, aty ku Skënderbeu luan me Lushnjën, ndërsa Dinamo përballet me Luzin. Kujtojmë se të dyja ekipet, kanë siguruar matematikisht rikthimin në Superiore për sezonin e ardhshëm.
Lini një Përgjigje