• Korça

Berisha mbyll fushatën në Korçë: Më 14 maj vendoset fati i demokracisë

Zgjedhjet vendore të 14 majit janë zgjedhje për fatin e demokracisë shqiptare. Kështu është shprehur kreu i Rithemelimit në Partinë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi në Korçë për mbylljen e fushatës elektorale. Berisha shprehu bindjen se më 14 maj qytetarët do të dinë të ndahen nga vjedhja e abuzimi i këtij pushteti. Sipas Berishës kandidatët e mazhorancës nuk dali të ballafaqohen me kandidatët e primareve pasi janë të zhytur në vjedhje e korrupsion.

Berisha ka kërkuar votën e qytetarëve për kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë”, ndërsa pas fitores së zgjedhjeve lokale ka premtuar edhe zgjedhje parlamentare për largimin e Edi Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *