• Devoll

Berisha e Meta në Devoll. Prezantohet kandidati Elvis Hajdërlli

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryetari i Rithemelimit Sali Berisha ishin në Devoll për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Elvis Hajdërlli. Ai u premtoi qytetarëve shërbime cilësore, transparencë dhe taksë zero për tregun e fermerit.

Për të kërkuar votën e devollinjve, në podium u ngrit edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Ndërkohë Sali Berisha denoncoi pushtetin e rilindjes që sipas tij është duke vjedhur shqiptarët dhe i ftoi banorët e Devollit të votojnë ndryshimin.

Në zgjedhjet e 14 majit, Hajdërlli do të ketë përballë kryetarin aktual të bashkisë së Devollit, socialistin Eduard Duro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *