Pustec homologun maqedonas Stevo pendarovski, aty ku jeton edhe minotriteti maqedonas në Shqipëri. Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve e tha se sfidë e përbashkët mes tyre është krijimi i kushteve për një mirëqënie më të mirë për qytetarët. Sipas Begajt kjo vizitë do të shërbejë për forcimin e këtij bashkëpunimit.
Nga ana tjetër presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Panderovski, foli në lidhje me nismën e Ballkanit të Hapur, ku tha se ekzistojnë 50 iniciative të cilat krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim midis popujve. Të gjitha shtete që marrin pjesë e kanë të qartë se mbi të gjitha inciative, është procesi i Berlinit.
Gjatë takimit të zhvilluar në vendin tonë, Presidentët Begaj dhe Pendarovski u ndalën edhe në Pogradec ku u takuan me autoritetet lokale.