Ka nisur prej ditës së premte në Pogradec kampionati ballkanik i beach vollej U20 për femra dhe meshkuj. Kampionati do të zhvillohet tre ditë radhazi dhe është një aktivitet i pasqyruar edhe nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare. Kampionati bën bashkë në këtë garë shtete si Shqipëria, Kosova, Turqia, Rumania dhe Moldavia . Këtë të shtunë ka qenë dita e dytë e këtij aktiviteti ndërsa kushtet në qytetin e Pogradecit duken optimale për të pritur një turne të kësaj rëndësie.
Aktivitetin e kanë ndjekur nga afër edhe shumë sportdashës të rastësishëm të cilët kanë përfituar nga ndalesa e tyre në qytetin e Pogradecit dhe kanë përcjellë emocionet që solli kjo garë. Në këtë ditë të dytë të kampionatit, në fushë kanë zbritur të gjitha ekipet, ndërsa një ndeshje e veçantë ka qenë edhe ajo mes Shqipërisë dhe Kosovës, e fituar nga vajzat kosovare.
Kampionati ballkanik i beach vollej U20 për femra dhe meshkuj rivjen në qytetin e Pogradecit pas disa vitesh mungesë, pasi është organizuar edhe më parë. Ky aktivitet i zgjat 3 ditë i jep akoma më tepër gjallëri dhe ngjyra të bukura turizmit në qytetin liqenor.