Bizneset në Korçë kërkojnë një ditë në javë pushim. Kjo ide është hedhur nga Bashkia e Korçës në një pyetësor që është duke u zhvilluar online dhe duket se po mbështetet masivisht nga vetë bizneset. Disa prej tyre tregojnë për RTSH Korça se kanë më shumë se 20 vite që ushtrojnë aktivitetin por nuk kanë bërë asnjë ditë pushim dhe se do të ishte shumë mirë që dita e djelë të vendosej si ditë pushimi për të gjithë. Të tjerë tregtarë mendojnë se vendosja e një dite pushimi në javë do të ndikonte edhe në zhvillimin e turizmit, pasi vetë ata do të kishin mundësi të dilnin sëbashku me familjet e tyre.
Pyetësori online është ende duke u zhvilluar dhe do të jetë i hapur për të marrë mendimin e bizneseve deri në muajin tetor. Më pas bazuar ne mendimin e shumicës së bizneseve do të miratohet edhe në këshillin bashkiak të Korçës.